Mesazh Nga Themeluesit

Mesazh Nga Themeluesit

Në rrugën e gjatë të zhvillimit një individ, aktivitet tregtar dhe insitucion ka nevojë për mbështetje, partneritet, siguri. Pa dyshim këtë e gjen tek profesionistët. Në momentin që ndërmorëm inisiativën për krijimin e D & A Fin Partner shpk. kishim parasysh pikërisht këtë; ofrimin e gjithë përvojës sonë të grumbulluar në vite në fushën ligjore dhe atë të administrimin e aktiviteteve tregtare dhe në veçanti në administrimin e kredive dhe mbledhjen e tyre.

Vendosëm që këtë përvojë ta ofrojmë për një gamë të gjerë klientësh, duke nisur nga individët, aktivitetet tregtare, institucionet financiare dhe jo financiare, organizata etj. Pra, për gjithkënd që synon suksesin, profesionalizmin dhe zhvillimin e një biznesi të qëndrueshëm nëpërmjet krijimit të lidhjeve dobiprurëse. Ky është edhe misioni ynë krijimi i një partneriteti të besueshëm dhe të qëndrueshëm.

Jemi veçanërisht të kënaqur që komunikojmë sot me Ju përmes këtyre rreshtave dhe shpresojmë që do të kemi mundësinë e bashkëpunimit me Ju përmes ofrimit të seriozitetit, ekpertizës, përvojës, profesionalizmit dhe përkushtimit tonë në zgjidhjen e problemeve tuaja individuale dhe/ose të aktiviteteve tuaja tregtare.

sqAlbanian