Rreth Nesh

Rreth Nesh

Çfarë është D&A Fin Partner

Kompania ( D&A Fin. Partner sh.p.k ) ofron një gamë të gjerë shërbimesh duke filluar nga menaxhimi i riskut ku përfshihet mbledhja e detyrimeve në vonesë, blerja e detyrimeve ne vonese dhe menaxhimi i aseteve.

Ne, tek D&A Fin. Partner sh.p.k arrijmë të kuptojmë nevojat e klientëve, kështu që ofrojmë shërbime të personalizuara bazuar në ekspertizën tonë të zotëruar nga ekipi ynë, me më shumë se 50 profesionistë, me përvojë të gjatë në fushën e mbledhjes së detyrimeve në vonesë dhe zgjidhjeve ligjore.

Shërbimi ynë i mbledhjes së detyrimeve është bazuar në moton “No Collect- No Fee” , ne e marrim komisionin tonë në momentin që paratë janë derdhur nga ana e debitorit në llogarinë tuaj bankare.

Ne ofrojmë shërbime me cilësi të lartë për çmime të arsyeshme. Ne besojme se jemi të aftë të shtojmë vlerë për biznesin tuaj.

Historiku

Pas 20 vitesh ekonomi tregu, e cila ka sjellë një rritje të konsiderueshme të sektorit të kreditimit në Shqipëri, ka ardhur momenti që çdo individ dhe aktivitet tregtar të ketë një partner të besueshëm, me përvojë në administrimin dhe përmirësimin e flukseve të parasë dhe me një përqasje tek të gjithë instrumentat bashkëkohorë menaxherialë, financiarë dhe ligjorë.

E themeluar në Prill 2010, D&A Fin Partner sh.p.k është ndër të parat shoqëri në Shqipëri që ushtron aktivitetin e saj në fushën e mbledhjes së detyrimeve të prapambetura duke plotësuar në këtë mënyrë një boshllëk ekzistues në tregun shqiptar. Gjithashtu D&A Fin Partner shpk. ofron një gamë të gjerë shërbimesh në konsulencën të biznesit në fushën ligjore dhe financiare, konsulencë në fushën fiskale dhe të zhvillimit të biznesit, konsulencë për administrimin e riskut, auditim për rastet e mashtrimeve (fraud) në dhënien e kredive etj.

Sherbimet

Hartim/rishikim kontratash dhe dokumentash të tjera ligjore – marrëveshje tregtare, marrëveshje huash, kontrata shërbimi, kontrata shitjesh, etj.

Regjistrime/ndryshime dhe likujdim të aktiviteteve tregtare – transaksione me kapitale të përbashkëta, shkrirje dhe blerje kompanish, transformim të strukturës aksionere të kompanisë, etj.

Konsulence të klientëve në marrëdhënie me organet shtetërore administrative, gjyqësore, arbitrazheve dhe palëve të treta.

Ofrim të shërbimit konsulencës të nevojave të klientëve të aspektit ligjore mbi baza mujore për individët dhe aktivitetet tregtare – shërbime konsulencë rutinë të aspektit financiar dhe ligjor që nevojiten për mbarëvajtjen e bizneseve apo individëve.

Konsulencë financiare dhe ligjore për investitorët e huaj që ushtrojnë apo dëshirojnë të ushtrojnë aktivitet tregtar në Shqipëri – këshillim për strukturën e kapitalit (kapitali i rregjistruar, kapitali rezervë etj), këshillimi i klientëve për mbarëvatjen që duhet të kenë pranë të gjitha autoriteteve rregullatore në Shqipëri, asistencë në lidhje me çështje të antitrust-it dhe antidumping-ut në përputhje me legjislacionin shqiptar, etj.

Ofrim shërbimesh për këshillim të klientëve në vlerësimin e trajtimit të çështjeve të caktuara për zgjidhjen e konfkliteve me natyrë tregtare-civile ne aspektin juridik dhe riskut.

Konsulencë financiare, konsulencë në fushën fiskale dhe të zhvillimit të biznesit, konsulencë për administrimin e riskut, auditim për rastet e mashtrimeve (fraud) në dhënien e kredive etj.

Misioni, Vizioni, Vlerat

Misioni

Në D&A Fin Partner ne përpiqemi tu ofrojmë klientëve tanë shërbime të cilësisë së lartë të cilat bazohen në një experience 10 vjecare, teknologji të avancuar dhe staf të mirëtrajnuar.

Vizioni

Të projektuar tek e ardhmja dhe me një fokus të veçantë tek problemet reale të tregut, themeluesit e D & A Fin Partner shpk. synojnë që të ofrojnë një paketë të plotë shërbimesh financiare dhe ligjore të cilat, përmirësojnë performancën e çdo biznesi dhe sigurojnë të ardhurat e tij duke realizuar kështu një partneritet të besueshëm e të qëndrueshëm tregtar.

Vlerat

Vlerat tona thelbësore nga themeli mbi të cilin ne kryejmë punën dhe sjellim vetveten jane: Respekt, Angazhim, Fleksibilitet, Integritet, Marrëdhënie.

sqAlbanian