Mbledhje Detyrimesh

Kompania jonë është e ndërtuar nga një ekipi i motivuar dhe me përvojë në fushën e mbledhjes së detyrimeve i shpërndarë në të gjithë vendin dhe drejtohet nga profesionistë me eksperiencë në ofrimin e zgjidhjeve si për individ, persona fizik dhe shoqëri tregtare.

Ne zotërojmë kapacitete të mjaftueshme për të proçesuar portofole në volume të mëdha detyrimesh të pambledhura nga kompanitë si edhe detyrime personale fal nivelit tonë të lartë të ekspertizës të kombinuar me ekipe profesionistësh dhe operimin e proçesve të punës me anë të përdorimit të sistemeve kompjuterike për mbledhjen e detyrimeve. Duke u mbështetur në menaxhimin e rastevë debitore me seriozitetin dhe integritetin e duhur dhe në bazë të dokumentave të borxhit ne kemi arritur të arkëtojmë jo vetëm detyrimet për principalin e kredive por edhe detyrimet për interesat dhe penalitetet.
Ne u ofrojmë debitorve zgjidhje të ndryshme për të shlyer detyrimet e tyre, nëpërmjet marrëveshjeve konkretizojmë zgjidhjet më të mira për palët debitor – kreditor.

Për klientët tanë, ne klasifikojmë dhe bëjmë vlëresimin në mënyrë profesionale për situatën për zgjidhje të secilit debitor. Për secilin debitor, ekspertët tanë kryejnë një analizë të thelluar dhe japin rekomandimet përkatëse. Për debitorët te cilët janë klasifikuar si të pavullnetshëm për të paguar, por që janë likuid në këto raste ne si kompani ofrojmë konsulencën ligjore për palën kreditore për proçesimin e rastit debitor për gjyqë themeli pranë gjykatës së rrethit gjyqësor përkatës, kërkësen për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit apo ekzekutimin përmbarimor. Bashkëpunimi i ekipeve tanë të ekspertëve në terren ka qenë i suksesshëm duke rritur premisat në rekuperim më të shpejtë të detyrimeve.
Shërbimi ynë i mbledhjes së detyrimeve ofrohet nën moton “s’ka mbledhje, s’ka komisone” ne marrim komisionin tonë pasi paratë e detyrimeve të vonuara arkëtohen në bankë ose zyrat e klientëve tanë.

Nëse keni shuma të konsiderueshme të pambledhura kontaktoni D&A Fin Partner shpk. Ekspertët tanë do të vlerësojnë llogaritë tuaja të arkëtueshme dhe do t’iu bëjnë një ofertë për mbledhjen e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian