Politikat e Privatesise

Politikat e Privatesise

Nëpermjet politikave te privatësisë ju informojmë se si shoqeria “D&A Fin Partner” shpk përpunon të dhënat personale.

Ne përpunojmë të dhënat në përputhje me dispozitat e “Rregullores së Përgjithshme Europiane Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (GDPR) dhe Ligjin vendas nr.9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, për qëllimet e listuara më poshtë:

Për të përmbushur detyrimet kontraktore siç parashikohet në (Neni 6(1)(b) i GDPR; Neni 6(1)(b) i Ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave Personale).

Përpunimi i të dhënave personale (neni 4 (2) e GDPR, neni 3 (12) e ligjit lokal) kryhet për lidhjen e nje marredhenie juridike per palet klient dhe per zgjidhjen e marredhenieve juridike per palen debitor. Qëllimi i përpunimit të të dhënave bazohet kryesisht në trajtimin e një produkti specifik (p.sh: permbushje te detyrimit kontraktor telefonik apo bankar),

Ne përpunojmë të dhëna që i marrim nga ju në kuadër të marrëdhënies tonë të biznesit dhe nga klientët tanë që janë deklaruar nga ju vullnetarisht në momentin e lidhjes së marrëdhënies juridike për një shërbim të caktuar. Ne përpunojmë të dhënat që i marrim në mënyrë të ligjshme , nga burime publike në dispozicion (si p.sh: regjistri tregtar, faqe publike, ose media etj) dhe nga të dhenat të deklaruara vullnetarisht në momentin e krijimit të marrëdhënies kontratuale.

Informacioni personal përfshin detajet tuaja personale dhe të dhëna kontakti (si p.sh: emër, adresë, datëlindje, vendlindje, shtetësi, numer telefoni, mjet identifikimi).

Shoqeria “D&A Fin Partner” shpk disponon web faqen www.dafpartner.com.

Çdo përdorues që akseson kete faqe interneti te Shoqerise “D&A Fin Partner” shpk  www.dafpartner.com bie dakord me kushtet si vijojne:

Duke kontaktuar në këtë faqe interneti, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshem të informacionit personal  që përfshinë detajet personale dërguar tek Shoqeria “D&A Fin Partner” shpk dhe këto të dhëna të deklaruara janë vetëm për përdorim të brendshëm dhe vetëm për qëllimin për të cilin perdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale.

Në çdo moment pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kerkuar në këto fusha specifike, ketij të fundit i lind e drejta që nëpërmjet një kërkese drejtë Shoqerisë “D&A Fin Partner” shpk, të kontaktoj shoqërinë dhe të kërkoj korrigjimin e tyre.

Objekti i Politikave të Privatësisë

Politika e privatësisë e Shoqerisë “D&A Fin Partner” shpk ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e përpunimit e të dhënave personale që deklarohen në faqen tonë, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.

Përdorimi i të dhënave personale

Të dhënat personale mund të përdoren për të komunikuar me përdoruesin që ka vizituar këtë faqe  dhe duke garantuar konfidencialitetin e informacionit të siguruar. Shoqeria “D&A Fin Partner” shpk kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale, duke respektuar dhe garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Sipas parashikimeve të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Mbrojtja e të dhënave personale

Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në:

a. përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;

b. grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;

c. mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;

d. mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar

e. saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen, duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur.

Shoqeria “D&A Fin Partner” shpk merr përsipër të mbrojë dhe të mos keqpërdorë për asnjë rast këto të dhëna.

Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes web të Shoqerisë “D&A Fin Partner” shpk.

Për çdo kërkesë, informacion apo problematikë të mundshme në lidhje me faqen web: www.dafpartner.com, lutemi të na kontaktoni në:

e-mail: office@dafpartner.com

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta” Nd. 32, H. 14, Prane “Gjykates se Faktit” Tirane , Albania

Tiranë, Shqipëri

sqAlbanian