No Collection No Fee
Shërbimi ynë i mbledhjes së detyrimeve është bazuar në moton “No Collect- No Fee”
Prej 14 vitesh prezent në treg
D&A Finance Partner u themelua në vitin 2010 me qëllim për të ofruar zgjidhje të personalizuara për mbledhjen e borxheve në tregun shqiptar.
Ne përpiqemi t’u ofrojmë klientëve tanë shërbime të cilësisë së lartë të cilat bazohen në një eksperiencë shumëvjeçare, teknologji të avancuar dhe staf të mirë trajnuar.
D&A Finance Partner-Anëtar i International Association of Commercial Collectors
Jemi krenarë të jemi anëtarë të International Association of Commercial Collectors (IACC), një oragnizatë që promovon standardet më të larta në industrinë e mbledhjes së detyrimeve. Si anëtarë të IACC, ne përfitojmë nga burime të shumta, trajnime dhe mundësi të shkëmbimit të eksperiencave, duke na lejuar të ofrojmë shërbime të cilësisë më të lartë dhe të sigurojmë mbledhjen efektive të detyrimeve për klientët tanë. Kjo anëtarësi është një dëshmi e angazhimit tonë për profesionalizëm dhe përkushtim ndaj praktikave më të mira në fushën e mbledhjes së detyrimeve.
Skuadra jonë
Ne kemi ekip të motivuar dhe me përvojë,i drejtuar nga profesionistë të kualifikuar në ofrimin e zgjidhjeve për individë dhe biznese.
Anis Hoxha
Administrator & Përgjegjës për Përputhshmërinë
Anis ka përfunduar studimet Bachelor në Drejtësi dhe zotëron Master Shkencor Penal dhe Master Ekzekutiv në Kriminologji. Anisi gjithashtu ka përfunduar Shkollën e Avokatisë. Është pjesë e stafit tonë që nga viti 2017.
Esmeralda Gjonaj
Manaxhere e Burimeve Njerëzore
Esmeralda ka mbi 10 vite përvojë në institucione që merren me mbledhjen e detyrimeve të prapambetura. Ka përfunduar studimet në degën Administrim Biznesi pranë Fakultetit Ekonomik Universiteti i Tiranës. Ajo është Menaxhere e Burimeve Njerëzore pranë D&A Finance Partner që nga viti 2022.
Eda Kazia
Manaxhere e Sistemit të informacionit
Eda ka përfunduar studimet në Inxhinieri Matematike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe mban një master në këtë degë. Falë eksperiencës së saj që prej vitit 2018 në kompani, ajo sjell aftësi të forta analitike në ekip.
Eneada Disha
Ekonomiste
Eneada ka përfunduar studimet në Menaxhim Bankar. Me një eksperiencë prej 10 vitesh në kompani, Eneada ka treguar dedikim dhe profesionalizëm të reflektuar në rezultate të prekshme.
Erina Shira
Manaxhere e Departamentit Ligjor
Erina ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Me diplomë MA në Juridik dhe përvojë të gjatë në fushën ligjore, Erina ofron siguri dhe profesionalizëm në trajtimin e çështjeve ligjore të kompanisë.