Shërbimet

Shërbimet

-Mbledhje detyrimesh (Menaxhim Portofoli)

Ne kemi ekipin më motivuar dhe më me përvojë në fushën e mbledhjes së  detyrimeve të shpërndarë në të gjithë vendin dhe që drejtohet nga profesionistë me eksperiencë në ofrimin e zgjidhjeve si për individët ashtu edhe për bizneset.

Ne zotërojmë kapacitete të mjaftueshme për të proçesuar portofole ne volume te mëdha detyrimesh të pambledhura nga kompanitë si edhe borxhe personale, falë nivelit tone të ekspertizës të kombinuar me zgjidhjet më të mira në fushën e teknologjisë së informacionit. Duke u mbështetur tek ligji dhe në  bazë të dokumentave të borxhit ne kemi arritur të arkëtojmë jo vetëm detyrimet për principalin e kredive por edhe detyrimet për interesat dhe gjobat.Ne disponojme kapacitete të mjaftueshme për të proçesuar portofole në volume te mëdha detyrimesh të pambledhura nga kompanitë si edhe borxhe personale, falë nivelit tone të ekspertizës të kombinuar me zgjidhjet më të mira në fushën e teknologjis së informacionit.

Ne u ofrojmë debitorëve zgjidhje të ndryshme për të shlyer detyrimet e tyre, nëpërmjet marrëveshjeve sjellim në tavolinë zgjidhjet më të mira me debitorët si edhe ju ofrojmë asistencën tone në mbledhjen e detyrimeve të tyre.

Për klientët tanë, në klasifikojmë në mënyrë profesionale statusin e secilit debitor. Për secilin debitor, ekspertët tanë kryejnë një analizë të thelluar dhe japin rekomandimet përkatëse. Për debitorët te cilët janë klasifikuar si të pavullnetshëm për të paguar por që janë likuid në si kompanin ofrojmë shërbimet ligjore që nga nxjerrja e urdhërit ekzekutiv deri në ekzekutimin e kolateralit nëpërmjet ërive përmbarimore në të gjithë Shqiperinë më të cilat kemi marrëveshje bashkëpunimi. Bashkëpunimi i ekspertëve tanë në terren me shoqeritë përmbarimore ka qenë i suksesshëm duke rritur premisat rekuperim më të shpejtë të detyrimeve dhe sipas rastit për ekzekutim më të shpejtë të kolateralëve.

Shërbimi ynë i mbledhjes së detyrimeve ofrohet nën moton “JO Komisione deri në Mbledhjen e Detyrimeve  në  marrim komisionin tone pasi paratë e detyrimeve të vonuara arkëtohen në bankë ose zyrat e klientëve tanë .

Nëse keni shuma të konsiderueshme të pambledhura kontaktoni D & A Fin Partner shpk. Ekspertët tanë do të vlerësojnë llogaritë tuaja të arkëtueshme dhe do t’iu bëjnë një ofertë  për mbledhjen e tyre.

Blerje Borxhi

Nese ju keni debitor te keqinj qe mendoni nuk I mblidhni dot vet debite ateher ne ofrohemi per blerje te ketij borxhi.Ne momentin qe borxhi blihet nga ne eshte totalisht prone e jona juve paguheni qe ne fillim te blerjes se portofolit dhe dhe me pas ai portofol ngelet I joni.

 

 

– Konsulenca

Konsulencë për Mbledhjen e Detyrimeve nga Klientët

Një problem disavjeçar, shumë i ndjeshëm dhe në rritje për ekonominë shqiptare është problemi i mungesës së likuiditetit. Arsyeja kryesore pse kompanitë shfaqin këto probleme është mosmbledhja në kohë e detyrimeve nga klientët (arkëtimet nga shitjet, pagimi i kësteve të kredive të marra, etj.)

Ne ju vijmë në ndihmë të gjitha kompanive që kanë probleme në këtë fushë përmes konsulencës për Mbledhjen e Detyrimeve nga Klientët duke ndërtuar:

Listën e Detyrimeve të pashlyera

a-Strukturën e Vonesave nga klientët

b-Strategjinë për Mbledhjen e Detyrimeve nga klientët dhe vënien e saj në jetë

c-Politikën për Menaxhimin e Pagesave të Klientëve për të dhënë zgjidhje sistematike të problemit në vijim

Konsulencë për Çështjet e Menaxhimit të Riskut

Në bazë të çdo aktiviteti tregtar qëndrojnë individë me dëshirën për të provuar gjëra të reja e për të shkelur territore të reja të paeksploruara më parë.  Për t’u siguruar që iniciativat dhe investimet tuaja në kapital, kohë e energji nuk rrezikohen, ne ju ofrojmë mbështetjen tonë përmes konsulencës për Çështjet e Menaxhimit të Riskut.

Konsulenca konsiston në:

a-identifikimin e risqeve të aktivitetit sipas kategorive

b-përcaktimin e shkallës së ndikimit të risqeve në biznes

c-ndërtimi i strategjisë së menaxhimit të risqeve

d-trainimi i menaxherëve në lidhje me menaxhimin e riskut.

Menaxhimi i mirë i riskut mbron biznesin tuaj nga humbjet dhe rrit mundësitë për realizimin e fitimeve të pritshme.

-Konsulencë për Çështjet Ligjore

Ekspertiza jonë ligjore mbulon një spektër të gjerë shërbimesh ligjore, të cilat ofrohen për të gjitha grupet e klientëve tanë të synuar. Ne ofrojmë këshillim në lidhje me legjislacionin shqiptar, dhe mbulojmë çështjet e rregulluara nga ligji për aktivitetet tregtare, ligji i konkurencës, kodi i punës, ligji për të drejtën e pronësisë intelektuale, ligji për prokurimet, ligji për mbrojtjen e ambjentit dhe përdorimin e tokës, etc.

Shërbimet tona ofrohen sipas situatës dhe kërkesave të klientëve, duke trajtuar kështu çdo rast më vete në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira për klientin që përmbushin kërkesat e klientit. Pjesë e konsulencës është analiza e plotë e situatës së klientit në mënyrë që të kuptojmë qartë çështjet që duhet të zgjidhen.

sqAlbanian