D & A FIN Partner shpk ofron shumëllojshmëri shërbimesh ligjore, si më poshtë ju rendisim:
- Hartim/Rishikim kontratash dhe dokumentash të tjera ligjore – marrëveshje tregtare, marrëveshje huash, kontrata shërbimi, kontrata shitjesh, etj.
- Regjistrime/ndryshime dhe likudim të aktiviteteve tregtare – transaksione me kapitale të përbashkëta, shkrirje dhe blerje kompanish, transformim të strukturës aksionere të kompanisë, etj.
- Përfaqësim të klientëve para organeve shtetërore administrative, gjyqësore, arbitrazheve dhe palëve të treta.
- Ofrim të mbulimit të nevojave për shërbime ligjore mbi baza mujore për individët dhe aktivitetet tregtare – shërbime ligjore rutinë që nevojiten për mbarëvajtjen e bizneseve apo individëve.
- Shërbime ligjore për investitorët e huaj që ushtrojnë apo dëshirojnë të ushtrojnë aktivitet tregtar në Shqipëri – këshillim për strukturën e kapitalit (kapitali i rregjistruar, kapitali rezervë etj), përfaqësim i klientëve pranë të gjitha autoriteteve rregullatore në Shqipëri, asistencë në lidhje me çështje të antitrust-it dhe antidumping-ut në përputhje me legjislacionin shqiptar, etj.
- Ofrim shërbimesh të përfaqësimit ligjor në të gjitha shkallët e Gjyqësorit për çështjet me natyrë tregtare-civile.