Në rrugën e gjatë të zhvillimit një individ, një aktivitet tregtar apo institucion ka nevojë për mbështetje, partneritet, siguri. Pa dyshim këtë e gjen tek profesionistët. Në momentin që ndërmorëm iniciativën për krijimin e D&A Fin Partner shpk. kishim parasysh pikërisht këtë; ofrimin e gjithë përvojës sonë të grumbulluar në vite në fushën financiare, ligjore dhe administrimin e aktiviteteve tregtare dhe në veçanti në administrimin e kredive, detyrimeve financiare të pashlyera dhe mbledhjen e tyre.
Vendosëm që këtë përvojë ta ofrojmë për një gamë të gjerë klientësh, duke nisur nga individët, aktivitetet tregtare, institucionet financiare dhe jo financiare, organizata etj. Pra, për gjithkënd që synon suksesin, profesionalizmin dhe zhvillimin e një biznesi të qëndrueshëm nëpërmjet krijimit të lidhjeve dobiprurëse. Ky është edhe misioni ynë, krijimi i një partneriteti të besueshëm dhe të qëndrueshëm.
Jemi shumë krenarë që të themi se deri më sot kemi arritur të krijojmë partneritet me disa banka të nivelit të dytë, kompani te telekomunikacionit, biznese prodhimi, sherbimi dhe tregtie në Shqipëri si dhe të administrojmë me profesionalizëm dhe etikë të lartë një portofol kredish me vonesë prej mbi 130 000 raste. Jemi krenarë për suksesin e arritur deri më sot në mbledhjen e detyrimeve në vonesë për llogari të klientëve tanë dhe sidomos për faktin që mbi 80% e rasteve janë zgjidhur përmes negociatave me debitorët.
Jemi veçanërisht të kënaqur që komunikojmë sot me Ju përmes këtyre rreshtave dhe shpresojmë që do të kemi mundësinë e bashkëpunimit me Ju përmes ofrimit të seriozitetit, ekspertizës, përvojës, profesionalizmit dhe përkushtimit tonë në zgjidhjen e problemeve tuaja individuale dhe/ose të aktiviteteve tuaja tregtare.
Duke ju falenderuar,
Dritan Abazi – Ortaku themelues