Cili mund të jetë klient i joni ?
Objektivi ynë është që të ofrojmë shërbime të kombinuara që i përgjigjen nevojave të çdo individi apo aktiviteti tregtar. Klientët tanë të synuar janë:
- Institucionet financiare, qofshin këto banka të nivelit të dytë, institucione mikrofinanciare jo-bankare.
- Aktivitete tregtare, të cilat operojnë me shitje me kredi përmes kontratave me shkrim me klientët e tyre dhe kanë në bilancin e tyre detyrime të pa-arkëtuara nga klientët. Të tilla si: kompanitë telefonike, shpërndarjes së energjisë elektrike, ujit, shoqëritë e ndërtimit, shoqëritë e shitjes me shumicë e pakicë, aktivitetet prodhuese e ato të shërbimit etj.
- Institucione publike, të cilat kanë nevojë për shërbime ligjore dhe konsulencë brenda fushave tona të ekspertizës.
- Individë, të cilët përfitojnë nga shërbimet tona ligjore dhe ata të cilët kanë nevojë për assitencë në mbledhjen e detyrimeve kontraktuale personale.
- Organizata të ndryshme
- Sipërmarrësit e huaj, ne ofrojmë ndihmë të plotë ligjore për të gjithë sipërmarrësit e huaj, të cilët dëshirojnë të hapin biznesin e tyre në Shqipëri, si dhe asistencë ligjore/ konsulenca të ndryshme për sektorët ku mund të investohet, hapjen e biznesit dhe menaxhimin e tij, menaxhimin e riskut të investimit etj.