Konsulence 2

Konsulence 2

Konsulencë për Mbledhjen e Detyrimeve nga Klientët

Një problem disavjeçar, shumë i ndjeshëm dhe në rritje për ekonominë shqiptare është problemi i mungesës së likuiditetit. Arsyeja kryesore pse kompanitë shfaqin këto probleme është mosmbledhja në kohë e detyrimeve nga klientët (arkëtimet nga shitjet, pagimi i kësteve të kredive të marra, etj.)

Ne ju vijmë në ndihmë të gjitha kompanive që kanë probleme në këtë fushë përmes konsulencës për Mbledhjen e Detyrimeve nga Klientët duke ndërtuar:

a-Listën e Detyrimeve të pashlyera

b-Strukturën e Vonesave nga klientët

c-Strategjinë për Mbledhjen e Detyrimeve nga klientët dhe vënien e saj në jetë

d-Politikën për Menaxhimin e Pagesave të Klientëve për të dhënë zgjidhje sistematike të problemit në vijim

Konsulencë për Çështjet e Menaxhimit të Riskut

Në bazë të çdo aktiviteti tregtar qëndrojnë individë me dëshirën për të provuar gjëra të reja e për të shkelur territore të reja të paeksploruara më parë.  Për t’u siguruar që iniciativat dhe investimet tuaja në kapital, kohë e energji nuk rrezikohen, ne ju ofrojmë mbështetjen tonë përmes konsulencës për Çështjet e Menaxhimit të Riskut.

Konsulenca konsiston në:

a-identifikimin e risqeve të aktivitetit sipas kategorive

b-përcaktimin e shkallës së ndikimit të risqeve në biznes

c-ndërtimi i strategjisë së menaxhimit të risqeve

d-trajnimi i menaxherëve në lidhje me menaxhimin e riskut.

Menaxhimi i mirë i riskut mbron biznesin tuaj nga humbjet dhe rrit mundësitë për realizimin e fitimeve të pritshme.

-Konsulencë për Çështjet Ligjore

Ekspertiza e ekipeve tonë në fushën ligjore mbulon një spektër të gjerë shërbimesh ligjore, të cilat ofrohen për të gjitha grupet e klientëve tanë të synuar. Ne ofrojmë këshillim në referim me legjislacionin shqiptar për për aktivitetet tregtare, ligji i konkurencës, kodi i punës, ligji për të drejtën e pronësisë intelektuale, ligji për prokurimet, ligji për mbrojtjen e ambjentit dhe përdorimin e tokës, etc.

Shërbimet tona ofrohen sipas situatës dhe kërkesave të klientëve duke trajtuar kështu çdo rast më vete në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira për klientin që përmbushin kërkesat e klientit. Pjesë e konsulencës është analiza e plotë e situatës së klientit në mënyrë që të kuptojmë qartë çështjet që duhet të zgjidhen.

sqAlbanian