Fast, Flexible, Close

Rreth Kompanisë

Misioni ynë

Në D&A Finance Partner ne përpiqemi t’u ofrojmë klientëve tanë shërbime të cilësisë së lartë të cilat bazohen në një eksperiencë shumëvjeçare, teknologji të avancuar dhe staf të mirëtrajnuar.

Vlerat dhe parimet

Respekt

Ne e trajtojmë çdo marrëdhënie me klientët dhe debitorët me respekt, duke dëgjuar nevojat e klientëve tanë dhe duke krijuar një atmosferë ku detyrimet e prapambetura mund të menaxhohen me ndershmëri dhe profesionalizëm.

Integritet

Ne veprojmë me integritet të plotë në çdo hap të procesit të mbledhjes së detyrimeve. Transparenca dhe ndershmëria janë thelbësore për të ndihmuar në ruajtjen e marrëdhënieve të forta me klientët tanë.

Angazhim

Angazhimi ynë për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura është i palëkundur. Ne punojmë për të siguruar që çdo detyrë të merret seriozisht dhe të trajtohet me përkushtim maksimal.

Marrëdhënie

Ne besojmë se ndërtimi i marrëdhënieve të besueshme me klientët tanë është çelësi për mbledhjen e suksesshme të detyrimeve të prapambetura. Bashkëpunimi dhe komunikimi i hapur janë thelbësore për të arritur zgjidhje të përbashkëta.

Fleksibilitet

Ne e kuptojmë se çdo situatë financiare është unike. Prandaj, ne ofrojmë zgjidhje fleksibël për mbledhjen e detyrimeve, duke u adaptuar në mënyrë efektive sipas rrethanave të secilit klient.

Stafi ynë

Anis Hoxha

Administrator & Përgjegjës për Përputhshmërinë

Anis ka përfunduar studimet Bachelor në Drejtësi dhe zotëron Master Shkencor Penal dhe Master Ekzekutiv në Kriminologji. Anisi gjithashtu ka përfunduar Shkollën e Avokatisë. Është pjesë e stafit tonë që nga viti 2017.

Eda Kazia​

Manaxhere e Sistemit të informacionit

Eda ka përfunduar studimet në Inxhinieri Matematike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe mban një master në këtë degë. Falë eksperiencës së saj që prej vitit 2018 në kompani, ajo sjell aftësi të forta analitike në ekip.

Eneada Disha

Ekonomiste

Eneada ka përfunduar studimet në Menaxhim Bankar. Me një eksperiencë prej 10 vitesh në kompani, Eneada ka treguar dedikim dhe profesionalizëm të reflektuar në rezultate të prekshme.

Esmeralda Gjonaj

Manaxhere e Burimeve Njerëzore

Esmeralda ka mbi 10 vite përvojë në institucione që merren me mbledhjen e detyrimeve të prapambetura. Ka përfunduar studimet në degën Administrim Biznesi pranë Fakultetit Ekonomik Universiteti i Tiranës. Ajo është Menaxhere e Burimeve Njerëzore pranë D&A Finance Partner që nga viti 2022.  

Erina Shira

Manaxhere e Departamentit Ligjor

Erina ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Me diplomë MA në Juridik dhe përvojë të gjatë në fushën ligjore, Erina ofron siguri dhe profesionalizëm në trajtimin e çështjeve ligjore të kompanisë. 

Adresa

Rruga Dritan Hoxha, Nd 92, Hyrja 16, Kati 2
Tiranë, Shqipëri

Telefon: +355 67 60 56 224

E-mail: office@dafpartner.com