Historiku

Historiku

Pas 20 vitesh ekonomi tregu, e cila ka sjellë një rritje të konsiderueshme të sektorit të kreditimit në Shqipëri, ka ardhur momenti që çdo individ dhe aktivitet tregtar të ketë një partner të besueshëm, me përvojë në administrimin dhe përmirësimin e flukseve të parasë dhe me një përqasje tek të gjithë instrumentat bashkëkohorë menaxherialë, financiarë dhe ligjorë.

E themeluar në Prill 2010, D&A Fin Partner sh.p.k është ndër të parat shoqëri në Shqipëri që ushtron aktivitetin e saj në fushën e mbledhjes së detyrimeve të prapambetura duke plotësuar në këtë mënyrë një boshllëk ekzistues në tregun shqiptar. Gjithashtu D&A Fin Partner shpk. ofron një gamë të gjerë shërbimesh në konsulencën të biznesit në fushën ligjore dhe financiare, konsulencë në fushën fiskale dhe të zhvillimit të biznesit, konsulencë për administrimin e riskut, auditim për rastet e mashtrimeve (fraud) në dhënien e kredive etj.

sqAlbanian