Cili Mund të Jetë Klienti Ynë

Objektivi ynë është që të ofrojmë shërbime të kombinuara që i përgjigjen nevojave të çdo individi apo aktiviteti tregtar. Klientët tanë të synuar janë:

  • Institucionet financiare, qofshin këto banka të nivelit të dytë, institucione mikrofinanciare jo-bankare.
  • Aktivitete tregtare, të cilat operojnë me shitje me kredi përmes kontratave me shkrim me klientët e tyre dhe kanë në bilancin e tyre detyrime të pa-arkëtuara nga klientët. Të tilla si: kompanitë telefonike, shpërndarjes së energjisë elektrike, ujit, shoqëritë e ndërtimit, shoqëritë e shitjes me shumicë e pakicë, aktivitetet prodhuese e ato të shërbimit etj.
  • Institucione publike, të cilat kanë nevojë për shërbime ligjore dhe konsulencë brenda fushave tona të ekspertizës.
  • Individë, të cilët përfitojnë nga shërbimet tona ligjore dhe ata të cilët kanë nevojë për asistencë në mbledhjen e detyrimeve kontraktuale personale.
  • Organizata të ndryshme
  • Sipërmarrësit e huaj, ne ofrojmë ndihmë të plotë ligjore për të gjithë sipërmarrësit e huaj, të cilët dëshirojnë të hapin biznesin e tyre në Shqipëri, si dhe asistencë ligjore/ konsulenca të ndryshme për  sektorët ku mund të investohet,  hapjen e biznesit dhe menaxhimin  e tij, menaxhimin e riskut të investimit etj.
en_USEnglish